Rangnick i gatshëm ta marrë drejtimin e Kombëtares së Gjermanisë

  • S.A /
  • 11 March 2021 - 10:41
Rangnick i gatshëm ta marrë drejtimin e Kombëtares së Gjermanisë

Ralf Rangnick ka thënë se është i gatshëm ta marrë drejtimin e ekipit kombëtar të Gjermanisë, pasi të largohet trajneri i tanishëm Joachim Low në verën e këtij viti.

Gjatë vitit të kaluar emri i tij u përfol shumë për të marrë drejtimin e Milanit, por në fund kuqezinjtë vendosën të vazhdojnë aventurën me Stefano Piolin dhe Ralf Rangnick aktualisht është i papunë.

Së fundmi në një intervistë për mediat gjermane, Rangnick u pyet nëse do të ishte i gatshëm të pasonte Joachim Low në stolin e Gjermanisë me ish-trajnerin e Leipzig që la gjithçka të hapur.

Gjithsesi favorit për të marrë drejtimin e pancirëve pas EURO 2020 këtë verë, vazhdon të mbetet Jurgen Klopp.                        

“Stoli i Gjermanisë nuk lë askënd indiferent. Unë jam i lirë për momentin. Bashkëpunimi me Bierhoff? Besoj se bashkëpunimi me të do të ishte shumë i frytshëm. Do të ishte padyshim e dobishme të kisha në krah dikë që e njeh mirë mjedisin e kombëtares“, deklaroi Rangnick.

(Kosova Sot Online )