Arteta: Arsenali im i gatshëm të shpërthejë

  • S.A /
  • 11 March 2021 - 11:09
Arteta: Arsenali im i gatshëm të shpërthejë

Mikel Arteta beson se projekti i Arsenalit do të marrë hov sapo normaliteti të rikthehet në futbollit pas pandemisë së koronavirusit. Skuadra e Artetës është duke e përjetuar një sezon zhgënjyes deri tani dhe sonte do të përballet me Olympiacosin në një ndeshje vendimtare në Ligën e Evropës, duke e ditur se fitimi i kësaj gare është rruga më e mirë për Arsenalin për t’u rikthyer në garat evropiane sezonin e ardhshëm.

Pas barazimit 1:1 të dielën me Burnley, Arsenali ngel në pozitën e 10-të në Premierligë 11 javë para përfundimit të kampionatit, 12 pikë larg top katërshes dhe tetë pikë larg vendit të gjashtë.

Duke qenë se topçinjtë janë rrëzuar herët edhe nga FA Cup , janë ngritur pikëpyetje të shumta nëse ka pasur përparim të mirëfilltë në skuadrën londineze nën urdhrat e trajnerit spanjoll.

Port Arteta këmbëngul se ka pasur përmirësime dhe thotë se vështirësitë me të cilat është përballur ekipi i tij gjatë pandemisë, në fushë dhe jashtë saj, do të shkojnë në dobi të Arsenalit në kohë afatgjate sapo futbolli t’i rikthehet normalitetit.

“Kur u testova dhe kisha simptoma nuk kam mundur ta parafytyroja se virusi do t’i kishte gjithë këto pasoja tek të gjithë ne”, tha Arteta.

“Ne e kemi krijuar një grup vërtet të fortë, një lidhje vërtet të fortë me lojtarët, me tifozët, me stafin dhe kjo do të na shpaguhet shumë në të ardhmen, kur çdo gjë të kthehet në normalitet dhe kur ne të jemi në gjendje të punojmë në mënyrën sesi duhet të punojmë dhe qëndrueshmëri”, shtoi ai.

Ai theksoi: “Mendoj se ky projekt do të shpërthejë. Nganjëherë është e vështirë ta shohësh se ku jemi në këtë çast, por jam i sigurt se në çfarë drejtimi po shkojmë”.

(Kosova Sot Online )