E çuditshme, gjyqtari urinon në fushë

  • S.A /
  • 12 March 2021 - 10:42
E çuditshme, gjyqtari urinon në fushë

Një ngjarje aspak e hijshme ka ndodhur në një ndeshje të Kupës në Brazil, me një gjyqtar që është kapur nga kamerat, teksa urinonte.

Para se të fillonte ndeshja, Alagoas Dennis da Silva Ribeiro Serafim urinonte ndërsa rregullonte shortset, sikur nuk po ndodhte asgjë.

Pavarësisht “maskimit”, imazhet regjistruan pamjet të cilat janë bërë virale në rrjetet sociale.

Përballja ndërmjet Boavistas dhe Golas ishte e vlefshme për fazën e parë të Kupës së Brazilit. Dueli përfundoi me fitoren 2:0 të skuadrës së Rio de Janeiro.

(Kosova Sot Online )