Muriqi dhuron mbi 2 mijë euro për një fëmijë të sëmurë

  • S.A /
  • 12 March 2021 - 10:54
Muriqi dhuron mbi 2 mijë euro për një fëmijë të sëmurë

Vedat Muriqi ka treguar anën e tij humane.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka dhuruar mbi 2 mijë euro për pacientin e SMA, Ahmet në Turqi.

Këtë e bëri Muriqi përmes një video live në Instagram, teksa është përshëndetur edhe nga mediat në Turqi për veprimin e tij human.

Ai komentoi në video “400 balona janë edhe nga unë për vëllain tim Ahmet”, që në euro i bien diku rreth 2200.

Muriqi aktualisht është i përqendruar te Lazio, teksa brenda pak ditësh do të zbarkojë në Kosovë, për të nisur përgatitjet për ndeshjet e marsit.

(Kosova Sot Online )