Ronaldo këshillohet të tentojë edhe një sezon në Juventus

  • S.A /
  • 12 March 2021 - 15:35
Ronaldo këshillohet të tentojë edhe një sezon në Juventus

Nicola Legrottaglie, legjenda e Zonjës së Vjetër, ka këshilluar Cristiano Ronaldon që të vazhdojë ta veshë fanellën e Juventusit, të paktën edhe për një sezon.

CR7 ka kontratë me Juventusin deri në qershor të vitit 2022, por nuk përjashtohet një largim i mundshëm në afatin kalimtar të verës.

Ka zëra se e do me çdo kusht Paris Saint Germain, derisa spekulimet janë rritur edhe për një rikthim të mundshëm te Real Madridit, të paktën kështu raportoi të enjten mbrëma ‘El Chiringuito de Jugones’.

Sido që të jetë, Legrottaglie ka këshilluar Ronaldon të tentojë edhe një sezon me Juven të fitojë atë për çfarë edhe ka ardhur, Ligën e Kampionëve.

“Duke e njohur Ronaldon, ai nuk është një heq dorë. Ai do të qëndrojë derisa të arrijë qellmini e tij. Ai e do Ligën e Kampionëve dhe do të tentojë të paktën edhe një vit”, u shpreh legjenda e Juves.

Ronaldo po luan sezonin e tretë me Zonjën e Vjetër.

Ronaldo iu bashkua Juventusit për 120 milionë euro në verën e vitit 2018.

Ai ka shënuar 27 gola në 32 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion, teksa numëron 92 gola në 121 ndeshje me Zonjën e Vjetër që kur ka arritur në Torino. 

(Kosova Sot Online )