Casillas konfirmon ndarjen me Sara Carboneron

  • S.A /
  • 13 March 2021 - 09:27
Casillas konfirmon ndarjen me Sara Carboneron

Tashmë është zyrtare. Iker Casillas dhe Sara Carbonero janë ndarë.

Lajmi është konfirmuar të premten mbrëma, kur si ish-futbollisti ashtu edhe gazetarja kanë treguar për këtë përmes një publikimi në llogaritë e tyre në Instagram se do të marrin rrugë të ndryshme duke filluar nga sot (mbrëmë).

Pas disa muajsh zëra për lidhjen e tyre romantike, të cilat janë intensifikuar javën e fundit, çifti ka vendosur të përfundojë historinë e tyre të dashurisë pas 11 vitesh së bashku.

Iker ka thënë se për shkak të fëmijëve të tyre, ata do të vazhdojnë të qëndrojnë afër njëri tjetrit për t’i rritur sic është më së miri dy fëmijët.

https://www.instagram.com/p/CMVOF8pj63H/?utm_source=ig_embed

(Kosova Sot Online )