Lexoni edhe:
Në Podujevë, një djalë tentoi t’i therë me thikë familjarët e tij
Me barazimin pa gola ndaj Leeds United në udhëtim, Chelsea ka zgjatur edhe më shumë numrin e ndeshjeve pa humbje nën drejtimin e gjermanit Thomas Tuchel, pasi tani numëron plot 12 të tilla, 10 prej të cilave në kampionatin anglez. Blutë e Londrës kanë fituar 6 ndeshje në kampionat nën drejtimin e Tuchel dhe kanë barazuar 4 të tjera, ndërsa numri i sukseseve shkon në 8 nëse shtojmë edhe fitoren ndaj Barnsley në FA Cup dhe atë ndaj Atleticos së Madridit në Ligën e Kampionëve. Aktualisht Chelsea i Tuchel është vetëm dy ndeshje larg rekordit të Sarrit për numrin e takimeve pa humbje radhazi, ndërsa një tjetër aspekt pozitiv nën drejtimin e gjermanit, është edhe fakti që skuadra ka pësuar vetëm dy gola gjithsej.
Në Podujevë, një djalë tentoi t’i therë me thikë familjarët e tij Lexoni edhe:
Për të gjithë këtë histori ka një sekret, pasi mediat angleze zbulojnë se tekniku po shfrytëzon një komunikim me kode, që e njohin vetëm futbollistët e tij, për t’u shpjeguar atyre lëvizjet që duhet të bëjnë në fushën e lojës.
Një nga kundërshtarët e londinezëve, emri i të cilit nuk bëhet me dije, ka zbuluar se gjatë përballjes me Chelsean nuk kuptonte çfarë thoshin lojtarët me njëri-tjetrin, por vetëm vërente se ata e dinin në mënyrë të përsosur çfarë duhej të bënin në fushë.
“Në fushë nuk e kupton se çfarë po ndodh, por ata e dinë saktësisht se çfarë duhet të bëjnë e si duhet të lëvizin në fushë. Sulmet e tyre janë shumë të shpejtë dhe “vdekjeprurës”, pasi shumë herë një lojtar e jep pasimin pa parë fare ku është shoku i skuadrës, thjesht e di që duhet të jetë në atë pozicion. Përdorin fjalë të ndryshme, për situata të ndryshme, në mënyrë që të mos kuptohen nga kundërshtarët”, ka thënë një futbollist i Premier League, emri i të cilit nuk zbulohet.
(Kosova Sot Online )