Mourinho i akuzon lojtarët e vet se u zhdukën kundër Arsenalit

  • S.A /
  • 15 March 2021 - 12:19
Mourinho i akuzon lojtarët e vet se u zhdukën kundër Arsenalit

Jose Mourinho i ka akuzuar disa prej lojtarëve të vet se u zhdukën gjatë humbjes së Tottenhamit kundër Arsenalit në derbin e Londrës, duke nënvizuar mungesën e intensitetit që çoi në zëvendësimin e hershëm të Gareth Bale dhe Tanguy në pjesën e dytë.

Tottenhami u mposht me meritë në Emirates, edhe pse sulmoi vrullshëm në çastet e fundit përkundër që kishte mbetur me 10 lojtarë në fushe pas përjashtimit të Erik Lamela, i cili e kishte hapur serinë e golave paraprakisht.

Arsenali e mbizotëroi lojën për pjesën më të madhe të kohës dhe fitoi falë golave nga Martin Odegaard nga loja e hapur dhe Alexandre Lacazette nga një penallti të cilën Mourinho e quajti fyerje për penalltitë.

Mourinho mbeti i mllefosur kryesisht nga një pjesë e parë e ngathët e skuadrës së tij.

“Ishim shumë të dobët. U mbrojtëm keq, luajtëm pa intensitet, pa i bërë presion kundërshtarit. Sa i përket lojës në sulm, disa lojtarë të rëndësishëm u zhdukën. Vërtet keq”, tha Mourinho pas ndeshjes.

Trajneri portugez shtoi: “Nuk po ia drejtoj gishtin lojtarit A, B apo C, por atyre që u zhdukën, nuk u shfaqën, nuk treguan intensitet, nuk pasuan dhe nuk lëvizën nëpër fushë”. 

(Kosova Sot Online )