Trajneri i Suedisë e vlerëson lart ekipin e Kosovës

  • S.A /
  • 16 mars 2021 - 14:02
Trajneri i Suedisë e vlerëson lart ekipin e Kosovës

Suedia sot publikoi listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e marsit të vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror Katari 2022. Pjesë e kësaj liste ishte edhe Zlatan Ibrahimovic, i cili ishte pensionuar nga Kombëtarja pesë vite më parë. Pas prezantimit të listës, trajneri i Suedisë, Janne Andersson foli edhe për ekipin e Kosovës.

“Edhe Kosova edhe Gjeorgjia kanë shumë lojtarë të mirë dhe të aftë teknikisht. Ne u takuam me Kosovën gjatë turneut të Janarit në vitin 2020 dhe e dimë që është një ekip i aftë edhe nëse nuk kanë ekipin më të mirë të mundshëm aktualisht. Si zakonisht, duhet të jemi të kujdesshëm në përgatitjet tona dhe të bëjmë paraqitje të mira për të marrë fillimin që duam në kualifikime” – theksoi Andersson.

Suedia do të zbarkojë në stadiumin “Fadil Vokrri” më datë 28 mars.

(Kosova Sot Online )