Rebic suspendohet për dy ndeshje, gjobitet edhe Donnarumma

  • S.A /
  • 16 March 2021 - 14:05
Rebic suspendohet për dy ndeshje, gjobitet edhe Donnarumma

Komisioni Disiplinor i ka dhënë sulmuesit të Milanit Ante Rebic një ndalim me dy ndeshje dhe ka gjobitur Gianluigi Donnarumman me 10,000 € pas ndeshjes së Napolit. Gjykatësi ka pezulluar Rebic për shprehje mosrespektimi ndaj arbitrit Fabrizio Pasqua në humbjen 1-0 ndaj Napolit.

Portieri Donnarumma është gjobitur për ‘qëndrimin e tij kërcënues dhe ofendues’ ndaj kundërshtarëve. Milan e luan të enjten ndeshjen kthyese ndaj Manchester Unitedit në Evropa Ligë. Përballja e parë përfundoi pa fitues, 1:1.

(Kosova Sot Online )