Feronikeli – Prishtina, përballja kryesore e Kupës

  • S.A /
  • 16 March 2021 - 16:21
Feronikeli – Prishtina, përballja kryesore e Kupës

“Nikli” e mposhti ekipin kryeqytetas gjatë fundjavës në Superligë, të mërkurën luajnë në çerekfinale të Kupës së Kosovës. Pas ndeshjeve të Superligës, mesjava është e rezervuar për Kupën e Kosovës. Të mërkurën dhe të enjten do të zhvillohen ndeshjet çerekfinale të kësaj gare prestigjioze. Pa asnjë diskutim, dueli kryesor i kësaj faze do të jetë ai në mes të Feronikelit me Prishtinën.

Ekipi nga Drenasi e mposhti në fundjavë në Superligë atë kryeqytetas 2:0, duke i dhënë fund serisë së gjatë pa humbje të prishtinasve. E tash është koha për përballjen tjetër në mes tyre, e cila do të luhet të mërkurën.

(Kosova Sot Online )