Klopp: Lewandowski është lojtari më i mirë që e kam stërvitur

  • S.A /
  • 18 March 2021 - 11:28
Klopp: Lewandowski është lojtari më i mirë që e kam stërvitur

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka veçuar ish-sulmuesin e vet në Borussia Dortmund, Robert Lewandowskin, si talentin më të mirë të cilin e ka stërvitur gjatë karrierës si trajner.

Klopp ka ndërtuar ekip të paharrueshme në Dortmund dhe në Liverpool, duke e fituar dy herë radhazi titullin në Bundesligë me të parin në vitet 2010/11 dhe 2011/12, si dhe Premierligën dhe Ligën e Kampionëve me të dytin.

Gjatë kësaj kohës, trajneri gjerman i ka pasur nën urdhrat e veta lojtarë të shumë të klasit botëror, por njëri prej tyre veçohet nga 53-vjeçari.

I pyetur nga Bild se cili është lojtari më i mirë me të cilin ka punuar si trajner, Klopp nuk ngurroi të përgjigjej.

“Robert Lewandowski. Nuk do të ishte e drejtë ta thosha këtë për ndonjë lojtar tjetër, përveç Lewy”, tha Klopp.

“Ajo që ai e ka arritur nga potenciali i vet, sesi ai e ka shtyrë veten për t’u bërë lojtari që është sot, është thjesht e jashtëzakonshme”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online )