Labinot Tahiri dhuron 3000 euro për klubin në krizë, Ferizajn

  • S.A /
  • 19 March 2021 - 12:59
Labinot Tahiri dhuron 3000 euro për klubin në krizë, Ferizajn

Klubi i Ferizajt është në krizë të rëndë ekonomike. Madje, klubi ka bojkotuar stërvitjet dhe ka paralajmëruar se nëse s’ka ndonjë ndryshim së shpejti, rreziku është i madh që të ndërpresë edhe të gjitha aktivitetet sportive.

Sa për të kthyer optimizmin dhe një fije shprese për një ri ngritje të Ferizajt, është menduar këngëtari, Labinot Tahiri. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai njoftoi se ka ndarë 3000 euro për klubin në krizë financiare,.

Postimi i plot i Labinot Tahirit:

3000€ për klubin e Futbollit të Ferizajt!

LAJM, sa për t’i ngjallur dritat jeshile Klubit Të Ferizajt në Futboll!

Mirëdita qyteti im Ferizaj Kosovë e Shqipërisë!

Simpatizant të Klubit të Ferizajt!

Është kërkuar nga ne, nuk po them unë, sepse pêrdori shumicën e njerëzve për të bërë mrekullira dhe prandaj jemi të gjithë të njejtë ne vendimet që i marrim për cdo gjë në jeten ku ne jetojmë.

Dua të ju them se klubi kishte mbetur pa asnje financë, dhe në lojen me POZHORANIN, nuk janë kushtet për të paguar as edhe mjekun i cili duhet të qêndrojë gjatë lojes, e imagjinoni në borgjet që ia ka si klub, ku mund ti humb edhe pikët nga Federata e Futbollit!!!!

Ky dështim kaq i madh, vjen si pasoj e mos përgjegjesisë ndaj këtij klubi i cili i uka lojtarët tepër të avansuar, por mundesi kushtesh janë shumë të vogla thuajse ZERO!

Sa për lehtesimin e lojërave në vazhdimsi, i ndajmë këto mjete 3000€ bujarisht e shpirtnisht, për të ngjallur jo vetëm Ferizaj, por të gjitha klubet sportiste në vendin tonë me qellim që të triumfojë sporti ne arenen nderkombëtare pa pengesa politike, e sidomos të rinjet e këtij atdheu të sjellin medalje për vendin, e njëkohesisht edhe të bejnë jetën si MESI në ARGJENTINË, e RONALDO Në PORTUGALI.

Gjynah me fitua vetem politika, ne si estradë, biznese dhe shumë të tjera aktivitete.

Kemi ndihmur edhe në të kaluaren, por si kemi bërë publike për sportet!!

NGJALLUNI SE KULTURA DHE SPORTI MBAJNË SHTETIN NË KËMBË.

Labi Kosovë e Shqipërisë.

(Kosova Sot Online )