“Pioli vajton mungesat pas eliminimit nga Europa League”

  • 19 March 2021 - 13:08
“Pioli vajton mungesat pas eliminimit nga Europa League”

Stefano Pioli ka vajtuar mungesat që kishte skuadra e tij për përballjen me Manchester United që sipas tij, ndikuan në eliminimin e Kuqezinjve nga Europa League. Milani barazoi 1-1 me Djajtë e Kuq në Old Trafford, por humbi 0-1 në San Siro, duke u eliminuar nga Europa League.

“Është fantastike të kemi Pogba sërish në skuadër. Ai na ka munguar për dy muaj dhe pati një impakt të madh sapo u fut”, tha Solskjaer. “E nisëm shumë mirë ndeshjen, luajtëm mirë dhe mendoj se na u mohua një penallti”.

“Milani e mori veten më pas dhe ne rrezikuam shumë. Milani është një skuadër fantastike, Pogba e bëri diferencën. Ishte e rëndë të eliminoheshim në gjysmëfinale sezonin e kaluar, tani duam ta fitojë këtë turne. Jam i kënaqur, pasi mposhtëm një nga skuadrat më të forta”.

(Kosova Sot Online )