Kur do të zhvillohen ndeshjet çerekfinale dhe gjysmëfinale në Champions League?

  • S.A /
  • 19 March 2021 - 13:19
Kur do të zhvillohen ndeshjet çerekfinale dhe gjysmëfinale në Champions League?

Është hedhur shortit për fazën çerekfinale dhe gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Finalja e vitit të kaluar, mes Bayernit dhe PSG-së, do të përsëritet në çerekfinale.

Europa League, s’ka përballje mes United, Arsenal e Roma

Super ndeshja tjetër do të zhvillohet në mes të Real Madridit dhe Liverpoolit.

Sot, gjithashtu janë mësuar edhe përballjet e mundshme në gjysmëfinale.

Fituesi i duelit mes Bayernit dhe PSG-së do të përballen me Manchester Cityn ose Borussia Dortmundin.

Fituesi mes Real Madridit dhe Liverpoolit, do te përballet në gjysmëfinale me fituesin mes Chelseat dhe Portos.

Ndeshjet e para në çerekfinale do të zhvillohen me 6 dhe 7 prill, derisa ato të kthimit me 13 dhe 14 prill.

Ndërsa ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen me  27 dhe 28 prill dhe ato të kthimit me 4 dhe 5 maj.

Finalja e madhe do të luhet në Stamboll me 29 maj. 

(Kosova Sot Online )