“Kur e vesha fanellën e Realit, e shikova stemën dhe ndjeva që diçka nuk po shkon”

  • S.A /
  • 20 March 2021 - 09:43
“Kur e vesha fanellën e Realit, e shikova stemën dhe ndjeva që diçka nuk po shkon”

Pedri ka dhënë një intervistë për programin “Tu diràs” të RAC-1 ku ka folur për shumë gjëra.

Para se t’i bashkohej Barcelonës, ai fillimisht shkoi te Real Madridi. Por, mesfushori i talentuar, që pas pak ditësh do të realizojë ëndrrën duke debutuar me Spanjën, tregoi atë që ndodhi.

“Në një intervistë e falënderova (personin që e bëri intervistën në Madrid dhe i thash jo). Kur e vesha fanellën dhe e pash stemën (e Real Madridit) ndjeva që diçka nuk është në rregull. Në fund, përfundova në ekipin që e dua”, tha Pedri.

18 vjeçari është shndërruar në titullar të padiskutueshëm te Barça. Deri më tani ai ka bërë 41 paraqitje, ka shënuar 3 gola. 

(Kosova Sot Online )