Nga Kosova kërkohet me urgjencë që t'i formon institucionet e reja të shtetit

Nga Kosova kërkohet me urgjencë që t'i formon institucionet e reja të shtetit
Nga Kosova kërkohet me urgjencë që t'i formon institucionet e reja të shtetit

Muhamet Kelmendi

  • 20 March 2021 - 09:12

Shkruan: Prof.Dr. Muhamet Kelmendi

 

Kjo praktika e bllokimit të punës së institucioneve duhet të përfundojë. Mirë është që Kosovës t'i mundësohet për ti krijuar organet e veta të pushtetit. Rrjedha ligjore e formimit të organeve fillon me konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Zgjidhet kryetari, nënkryetarët dhe anëtaret e Kryesisë. Menjëherë shkohet të shkohet nga zgjedhja e Presidentit . Pa këtë nuk mund të kalohet te zgjedhja e Qeverisë. Kjo është rruga ligjore. Por në demokraci nuk ka detyrim ndaj deputetëve dhe partive për të votuar. Deputetët ju nënshtrohen vetëm votuesve të vetë dhe normave ligjore të demokracisë. Këtu nuk ka ligj që të detyroj deputetin në ndonjë "veprim", vote a nënshtrim të tij.

Këtë e din mirë edhe ambasadori gjerman dhe çdo ambasador tjetër në kuadër të BE-së apo edhe vetë SHBA-te. Vota e deputetit është e lirë. Ai ka të drejtë të voton, të mos voton, të abstenon apo edhe ta lëshoj seancën. Deputeti është i lirë në këto veprime. Mirëpo thash se është koha e fundit dhe në vend duhet të mësohemi me lojën demokratike. Të mësohemi se ka fitues dhe humbës dhe se detyrë morale e opozitës është mundësimi i formimit të organeve të pushtetit shtetëror.

Thash se është çështje morale dhe jo ligjore. Dhe, natyrisht se mos formimi i organeve brenda afateve kushtetuese, si konstituimi i Kuvendit, zgjedhja e Qeverisë dhe e Presidentit, e përsërisë, brenda afateve ligjore, e dërgon vendin në zgjedhje të reja. Kjo ndodhë në shumë vende. Shih për këtë Izraelin. Brenda 1 a dy vjetëve ka 3 pare zgjedhje. Mirëpo kjo nuk është ajo që ia dua Kosovës. Por kur nuk formohen organet mbetet mjeti i fundit vota. Rrugë tjetër nuk ka.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".