“Fëmijët e mi e adhurojnë Ronaldon, por fanella e Juves nuk lejohet në shtëpinë tonë”

  • S.A /
  • 20 March 2021 - 09:51
“Fëmijët e mi e adhurojnë Ronaldon, por fanella e Juves nuk lejohet në shtëpinë tonë”

Mesfushori i Evertonit, Allan, ka thënë se dy fëmijët e tij e adhurojnë Cristiano Ronaldon, por nuk i lejon ata të veshin fanellën e Juventusit. Allan së fundmi ka qethur tërësisht flokët një shenjë solidariteti për nëntë vjeçarin Miguel, i cili vuan nga alopecia. Miguel dhe vajza e Allan Manuela, janë fansa të mëdhenj të Ronaldos, megjithatë futbollisti i Napolit nuk i lë që ta veshin fanellën e Juventusit. “Definitivisht, ai e do futbollin, gjithmonë shikon futboll dhe gjithmonë është me fanellë të Evertonit dhe të ekipeve tjera që kam luajtur”, tha Allan. “Ai është motivuesi im më i madh, bashkë me vajzën time”.

“Ata janë fansa të zjarrtë të Cristiano Ronaldos kështu që gjithmonë ai e ka pasur një fanellë të Ronaldos, megjithatë në shtëpinë tonë nuk është e lejuar fanella e Ronaldos me Juventusin, sepse ata janë rivali më i madh i Napolit, kështu që ata kanë shumë fanella të Real Madridit me numrin 7 në shtëpi”.

“Kjo është normale, fëmijët gjithmonë ëndërrojnë të shënojnë gola dhe i adhurojnë golashënuesit, kështu që në këtë nuk përjashtohet as djali im”.

(Kosova Sot Online )