Aty ku e filloi edhe dëshiron ta përfundojë – Buffon afër rikthimit te Parma

  • S.A /
  • 20 March 2021 - 10:17
Aty ku e filloi edhe dëshiron ta përfundojë – Buffon afër rikthimit te Parma

Gianluigi Buffon raportohet se në fund të këtij edicioni do të largohet nga Juventusi.

Portieri legjendar duket se nuk e ka ende ndërmend që të pensionohet nga futbolli dhe po e mendon një lëvizje të madhe.

Sipas asaj që raporton Todofichajes, Buffon dëshiron të rikthehet te skuadra e tij e parë, Parma.

Portieri italian po e kalon sezonin e dytë te Zonja e Vjetër, që kur u rikthye nga Paris Saint-Germain, mirëpo ka hasur në vështirësi.

43-vjeçari nuk dëshiron ende të largohet nga futbolli dhe fituesi i Kupës së Botës në vitin 2006, kërkon të rikthehet aty ku e filloi në vitin 1995.

Buffon duket se ka ende dashuri të madhe për Parman dhe synon të pensionohet pikërisht atje.

(Kosova Sot Online )