Alonso trajner i Monchengladbach, sipas Bild

  • S.A /
  • 22 March 2021 - 13:15
Alonso trajner i Monchengladbach, sipas Bild

Xabi Alonso do të emërohet trajneri i ri i Borussia Monchengladbach, si pasues i Marco Rose, nga sezoni i ardhshëm, sipas gazetës gjermane “Bild”. Ky pritet të jetë hapi i madh në karrierën prej trajneri për ish-futbollistin e Liverpool, Real Madrid dhe Bayern i Munich. 39-vjeçari është trajner i Real Sociedadit B, që bën gara në Segunda B, apo nivelin e tretë të futbollit në Spanjë.

Po sipas “Bild”, edhe pse duket shumë pranë kalimit në Bundesligë, në një prej skuadrave më me emër në Gjermani, Alonso nuk ka refuzuar ende ofertën e klubit bask për të rinovuar kontratën.

Projekti është tërheqës për Alonson, i cili do të katapultohej nga liga inferiore në Spanjë në elitën e futbollit gjerman, në krye të një skuadre që ka luajtur në Ligën e Kampionëve dhe tani garon për një vend në Ligën e Evropës.

Alonso po bën një punë të shkëlqyer te skuadra e dytë e Real Sociedadit, edhe pse nuk ka në dispozicion një nga brezat më të shkëlqyer.

(Kosova Sot Online  )