
Lexoni edhe:
Alonso trajner i Monchengladbach, sipas Bild
Zinedine Zidane nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga posti i trajnerit të Real Madridit, të paktën deri në përfundim të sezonit të ardhshëm 2021/2022.
Për francezin është përfolur se mund të largohet nga Madridi për ta zëvendësuar Didier Deschampsin në stolin e Kombëtares së Francës para apo pas Kupës së Botës 2022.
Alonso trajner i Monchengladbach, sipas BildLexoni edhe:
Megjithatë, përkundër thashethemeve, Zidane do të mbetet në krye të Real Madridit edhe sezonin e ardhshëm, sipas Telefoot.
Marrëveshja e tanishme e Zidanit me kampionin e La Ligës përfundon në korrik të vitit 2022, por bisedimet për zgjatjen e saj pritet të fillojnë këtë verë.
Deschamps e ka zgjedhur Zidanin si njeriun e mundshëm për ta zëvendësuar atë në krye të të kaltërve, por e ka pranuar se dëshiron ta udhëheqë Francën edhe në Kupën e Botës në Katar vitin e ardhshëm, para se të largohet nga Kombëtarja.
Por meqë marrëveshjet e të dy trajnerëve mbarojnë verën e vitit të ardhshëm, Zidane dhe Deschamps mund ta gjejnë veten në udhëkryq të karrierave të veta.
(Kosova Sot Online )