Një email i dërguar gabim e lë jashtë kombëtares yllin e Bayern Munich

  • S.A /
  • 23 March 2021 - 11:29
Një email i dërguar gabim e lë jashtë kombëtares yllin e Bayern Munich

Një gabim qesharak i Federatës së Futbollit të Kamerunit e ka lënë jashtë grumbullimit me ekipin përfaqësues sulmuesin e Bayern Munich, Erix Maxim Choupo-Moting.

Një email i dërguar në postën e gabuar ka bërë që Choupo-Moting të humbasë kombëtaren, ndërkohë që në lidhje me gjithë këtë histori ka folur edhe babai i sulmuesit.

Camille Just Choupo-Moting është shprehur për TV Naja: “U kontaktova nga federata për të zbuluar se çfarë po ndodhte. Kontaktova më pas me Bayern Munich dhe ata më konfirmuan se nuk kishin marrë një ftesë.”

“Mesa duket ata e dërguar ftesën në adresën e gabuar të postës elektronike dhe nuk e vunë re deri të hënën. Është një mungesë profesionalizmi ,theksoi i ati i futbollistit.

(Kosova Sot Online )