Vdes ish-sulmuesi i Anglisë

  • S.A /
  • 23 March 2021 - 11:36
Vdes ish-sulmuesi i Anglisë

sh-sulmuesi i Anglisë dhe Leicester City, Frank Worthington, ka vdekur sot në moshën 72-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë, ka njoftuar familja e tij.

Worthington luajti për më shumë se 20 klube, përfshirë Huddersfield, Leicester dhe Bolton, gjatë karrierës së tij të gjatë nga viti 1966 deri më 1991.

Image

Ai luajti për Anglinë në vitin 1974, duke i shënuar dy gola.

Familja e tij njoftoi se ai vdiq paqësisht në spital të hënën.

Bashkëshortja e tij, Carol, tha: “Frank u solli lumturi shumë njerëzve gjatë karrierës së tij dhe në jetën e vet private. Ai do t’iu mungojë të gjithë atyre që e deshën aq shumë.

(Kosova Sot Online )