Kështu do të duket logoja e re në fanellat e Kosovës

  • S.A /
  • 23 March 2021 - 13:13
Kështu do të duket logoja e re në fanellat e Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës prezantoi sot logon e re përmes një konference për media, teksa theksuan se kjo është punuar me ndihmën e UEFA-s.

Logoja e re përbëhet nga tri ngjyra, ari, bardh dhe kaltër, me këtë të fundit që dominon. Me inicialet e federatës (FFK) të vendosura në kokë dhe gjashtë yjet e flamurit të Kosovës, që përfaqësojnë pakicat në vend, nën të, logoja përmban edhe një simbol dardan në formë rrethi që FFK e quajti Dielli Dardan, si dhe topin e futbollit.

Por, në fanellat e ekipeve kombëtare, lart te logoja nuk do të shkruhet FFK.

Aty do të jetë e shkruar: KOSOVA, çka paraqet një ndryshim, në krahasim me logon.

(Kosova Sot Online )