Tërhiqet shorti i gjysmëfinaleve të Kupës në futboll

  • S.A /
  • 23 March 2021 - 14:16
Tërhiqet shorti i gjysmëfinaleve të Kupës në futboll

Sot është hedhur shorti në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” për ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës në futboll.

Istogu, Prishtina, Dukagjini dhe Llapi kanë mësuar kundërshtarët në pengesën e fundit para finales së madhe të Kupës së Kosovës në futboll.

Istogu – Dukagjini do të jetë gjysmëfinalja e parë, çka do të thotë se një ekip nga Liga e Parë do të jetë në finale të Kupës.

Prishtina – Llapi është ndeshja tjetër derbi e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll.

(Kosova Sot Online )