Bale: Plani im është i qartë, do të kthehem në Real Madrid në verë

  • S.A /
  • 23 March 2021 - 16:36
Bale: Plani im është i qartë, do të kthehem në Real Madrid në verë

Gareth Bale e ka bërë të qartë se do të kthehet në Real Madrid sapo të përfundojë huazimi i tij në Tottenham në qershorin e kësaj vere.

Anësori 31-vjeçar, i cili ka marrëveshje me Real Madridin deri në verën e vitit 2022, i ka bërë 25 paraqitje për Tottenhamin deri tani këtë sezon, duke i shënuar 10 gola dhe duke i dhuruar tri asistime.

Por Bale ka dështuar ta zërë vendin e titullarit në skuadrën e Jose Mourinhos dhe kthimi i tij i përhershëm në Londrën e veriut nuk duket i mundshëm, gjë që edhe ai vetë e ka pranuar.

“Nuk më shpërqendron para Euro 2020”, tha Bale për të ardhmen e vet të pasigurt.

“Plani im gjithmonë ka qenë ta bëj një sezon në Spurs, e pastaj të kthehem në Madrid pasi e kam edhe një vit në marrëveshje. Kaq gjatë kam planifikuar, të jem i sinqertë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )