Lazio jep lajmin tragjik, futbollisti 19 vjeçar vdes në një aksident trafiku

  • S.A /
  • 25 March 2021 - 08:33
Lazio jep lajmin tragjik, futbollisti 19 vjeçar vdes në një aksident trafiku

Futbollisti 19 vjeçar i Lazio, Daniel Guerini ka ndërruar jetë sonte pas një aksidenti të tmerrshëm në trafik

Guerini është cilësuar si njëri prej futbollistëve më të talentuar të ekipit italian ku drejtor sportiv i tij është Igli Tare, derisa për Lazion luan edhe gladiatori i sulmit kosovar, Vedat Muriqi.

Lazio ka njoftuar se Guerini ka vdekur sonte pas një aksidenti të tmerrshëm autombolistik.

Ai ishte transferuar të Lazio në janar të këtij viti nga Torino dhe luante në pozitën e mesfushorit ofensivë.

(Kosova Sot Online )