Lexoni edhe:
Kryeministri dhe Presidenti i shtetit për herë të parë të punësuar për ti shërbyer popullit, opozita ta jep mbështetjen pa obstruksione
Duket se Xherdan Shaqiri është duke planifikuar të jetojë në të ardhmen në qytetin zviceran Rheinfelden, pasi ka marrë leje për ndërtimin e një vile atje.
Ylli i Liverpoolit dhe Kombëtares së Zvicrës, i lindur në Kosovë, ka marrë leje nga komuna e Rheinfelden për ndërtimin e një vile luksoze në këtë qytet.
Rehinfelden ndodhet në kantonin e Aargaut, 15 kilometra në lindje të Bazelit.
Sipas mediave zvicerane, djaloshi nga Gjilani do të ndërtojë një vilë 1000 metra katror, e cila do të përbëhet nga një apartament i veçantë, një garazh e madhe dhe një pishinë e hapur e përmasave pesë metra e gjerë, shtatë e gjatë.
Shaqiri nuk është atleti i vetëm profesionist që ndërton vilë në këtë qytet, sipas mediave zvicerane.
Sipas kryetarit të Komunës së vogël që numëron vetëm 13 mijë banorë, Shaqiri është i mirëseardhur në Rheinfelden.
“Ne do ta mirëprisnim me gëzim Xherdan Shaqirin në Rheinfeden.”
Nuk është e qartë nëse 29-vjeçari do të zhvendoset atje por ndërtimi i vilës së tij parashikohet të mbarojë më 2023, pikërisht në vitin kur i mbaron kontrata me Liverpoolin.
(Kosova Sot Online )