“Ramosi e kapi kokën, nuk besonte se isha 15 vjeç kur debutova ndaj Realit”

  • S.A /
  • 25 March 2021 - 10:45
“Ramosi e kapi kokën, nuk besonte se isha 15 vjeç kur debutova ndaj Realit”

Mesfushori i Mallorcas, Luka Romero, ka zbardhur hollësi nga biseda që e kishte me kapitenin e Real Madridit, Sergio  Ramos, kur kishte debutuar në La Liga si 15-vjeçar sezonin e kaluar. Romero u bë lojtari më i ri në historinë e La Ligës, kur debutoi nga stoli për Mallorcan kundër Real Madridit në qershor. Ai i kishte 15 vjeç e 219 ditë kur e theu rekordin.

Dhe tani Romero, i cili cilësohet si “Messi meksikan”, ka treguar sesi Ramos kishte mbetur i tronditur kur e kishte kuptuar moshën e tij. “Si fëmijë, gjithmonë ëndërron të luash kundër Real Madridit dhe Barcelonës, prandaj t’i shohësh dhe të jesh afër lojtarëve të këtyre skuadrave ishte mahnitëse”, tha Romero për Goal. “Fola me Sergio Ramos. Ai më pyeti sa vjeç isha, dhe unë i thashë 15. Ai u trondit”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )