Ronaldo e kërkon transferimin e dy lojtarëve për të qëndruar në Juventus

  • S.A /
  • 25 March 2021 - 14:32
Ronaldo e kërkon transferimin e dy lojtarëve për të qëndruar në Juventus

Ylli kryesor i Juventusit, Cristiano Ronaldo, i ka kërkuar klubit t’i transferojë dy lojtarë të rinj për sezonin e ardhshëm dhe do të ulët për ta diskutuar të ardhmen pas përfundimit të këtij sezoni.

Mediat italiane dhe spanjolle raportojnë se Ronaldo mund të largohet nga Juventusi në verën që vjen, por marrëveshja e tij me bardhezinjtë nuk mbaron deri në qershor të vitit 2022.

Por përfaqësuesi i Portugalisë dëshiron ta ndihmojë Juventusin të përmirësohet, sipas gazetës italiane “La Gazzetta dello Sport”.

Ronaldo i dëshiron të paktën dy bashkëlojtarë të rinj, të cilët janë në gjendje ta bartin mbi supe peshën e synimeve të mëdha të klubit në Itali dhe në Evropë.

Ribashkimi i tij me Karim Benzeman është i pamundur, por Ronaldo dëshiron që Juventusi ta blejë një sulmues të ngjashëm me francezin.

36-vjeçari e dëshiron në skuadër edhe një mesfushori i cili është në gjendje të dhurojë asiste të vlefshme, sipas të përditshmes italiane.

Ronaldo do të ulët për të biseduar me Juventusin në fund të këtij sezoni. 

(Kosova Sot Online )