Drejtësia e plogësht e Kosovës ka dështuar, të ngritët edhe një Gjykatës Speciale për krimet serbe të luftës

Drejtësia e plogësht e Kosovës ka dështuar,  të ngritët edhe  një Gjykatës Speciale për krimet serbe të luftës
Drejtësia e plogësht e Kosovës ka dështuar,  të ngritët edhe  një Gjykatës Speciale për krimet serbe të luftës

Muhamet Kelmendi

  • 25 March 2021 - 13:32

Shkruan: ANALIST- Muhamet Kelmendi

Pa e dënuar gjenocidin serb nuk ka bazë për marrëdhënie në mes Kosovës dhe Serbisë. Sistemi i drejtësisë është në gjendje jo të mirë në Kosovë dhe se ky sistem ka nevojë shumë të madhe për përmirësimin e performancës të të gjithë të punësuarave. Natyrisht se nuk duhet që vetëm sistemi i tillë të fajësohet. Kuptohet se kështu askush nuk përjashtohet nga përgjegjësia. Mos veprimet e sistemit kundër këtij gjenocidi serbomadh janë të shumta. Këtej në Kosovë ka dorë për heshtje ndaj dhunës dhe terrorit serbomadh nga përgjegjësia penale UNMIK-u, BE , OKB-ja dhe politika e ndërtuar tash e dy decenie në Republikë. Së bashku kanë kontribuar në mos zgjidhjen e rasteve të të gjithë natyrës penale dhe, në veçanti të rasteve të shumta kriminale e terroriste të bëra ndaj popullit shqiptar gjatë dhe para luftës çlirimtare.

-Është mirë që tash ka filluar sistemi të funksionoj. Mirëpo ka edhe më tutje frikë nga politika dhe nga BE. Rastet e veprave penale të kryera ndaj shqiptarëve janë të ndryshme. Krimet jenë të rënda. Ato janë të shtrira në shumë kohë dhe në hapësirë të gjerë ndaj kombit tonë. Kështu kemi disa lloje të veprave penale. Së pari, veprat penale ndaj jetës dhe trupit të qytetarëve shqiptar, si dhe veprat penale ndaj kufomave të bëra nga pushteti serbomadh. Së dyti, vepra penale e thyerjes dhe të shkatërrimit të mundësisë për të jetuar në vend. Së treti, vepra penale e ndjekjeve të mëdha jashtë vendit të bëra me dhunë e me plaçkitje të shqiptarëve.Së katërti, veprat penale të terrorizimit të masave të gjëra të përkatësisë nacionale tjetër, që për bazë e ka urrejtjen raciale, si dhe serbizimin e Kosovës me ndjekje të vendasve jashtë vendit. Së pesti, vepra penale gjenocidin që ka qenë e gjerë dhe e kryer me i intensitet mbi një plan të shtetit. Së gjashti, vepra penale e dhunës seksuale ne përmasat gjëra. Së shtati, veprat penale të plaçkitjes dhe të dëmeve të mëdha materiale dhe morale. I thekso disa lloje të veprave penale që janë bërë ndaj popullatës shqiptare dhe pothuajse shteti në tërësi ka dështuar.

Në kuadër të kësaj janë dy çështje që kërkohet nga politika e pushtetit aktual të kryhen. 1. Të përgatitet dhe të ngritën aktakuza për gjenocid ndaj shtetit serb mbi shqiptarët pranë organeve kompetente dhe 2. Të krijohen terreni politik dhe juridik që sistemi i drejtësisë në Kosovë të punoj në hetimet e këtyre veprave dhe kryesit e tyre të dënohen. Por që çështja të eci si duhet kërkohet të formohet një Gjykatë Speciale për dhunën, terrorin, plaçkitjet, përdhunimet e dëmet e bëra në Kosove ndaj Serbisë. Kjo gjykatë duhet të shqyrton rastet veç e veç të dhunës dhe të veprave tjera penale dhe, si tërësi politiken gjenocidiale të shtetit serb në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".