Mësohen gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen Kosovë – Suedi

  • S.A /
  • 26 March 2021 - 14:58
Mësohen gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen Kosovë – Suedi

UEFA ka caktuar tashmë gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në takimin e Kombëtares së Kosovës  me Suedinë.

UEFA për këtë takim ka deleguar tashmë gjyqtarët e ndeshjes nga Hungaria.

Gjyqtari kryesor është Tamas Bognar, ndërsa asistentët e tij janë Balazs Buzas dhe Peter Kobor.

Gjyqtar i katërt i këtij takimi do të jetë Ferenc Karako.

Kosova pret Suedinë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Dardanët e nisin ciklin kualifikues për Kupën e Botës “Katar 2022” këtë të diel në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

(Kosova Sot Online )