Laura Fazliu mbetet pa medalje

  • S.A /
  • 27 March 2021 - 12:46
Laura Fazliu mbetet pa medalje

Laura Fazliu mbetet pa medalje. S’ka medalje për Laura Fazliun as përmes repesazhit. Laura Fazliu do të kthehet në Kosovë pa medalje. Marash Kumbulla humb ndeshjen me Anglinë Ajo e kaloi rrethin e parë pa luftë, derisa në atë të dytë e mposhti xhudisten, Magdalena Krrsakova. Fazliu arriti të kualifikohet deri në çerekfinale, pasi e mundi në rrethin e tretë spanjollen, Isabel Puche. Në çerekfinale, ajo u mund nga xhudistja nga Kina, Junxia Yang.

 Sido që të jetë, Laura kishte shansin që të kthehet me medalje nga Grand Slami i xhudos që po mbahet në Tbilis të Gjeorgjisë. Ajo, përmes repesazhit, e kërkoi medaljen e Bronztë, por humbi edhe aty. Fazliu u mposhtë nga britanikja, Lucy Renshall, duke e mbyllur kështu aventurën në Tbilis pa medalje. 

(Kosova Sot Online )