Zlatan Ibrahimovic së shpejti do të aterojë në Kosovë

  • S.A /
  • 27 March 2021 - 12:53
Zlatan Ibrahimovic së shpejti do të aterojë në Kosovë

Kombëtarja e Suedisë është nisur për në Kosovë.

Kombëtarja nordike do të zhvillojë takimin kualifikues për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, ndaj Kosovës këtë të dielë me fillim nga ora 20:45.

Tashmë është bërë e ditur se skuadra e Suedisë është nisur me aeroplan drejt Prishtinës.

Sot nga ora 17:30 do të zhvillojë seancën stërvitore, e më pas me fiillim nga ora 18:40 do të jetë konferenca për media e Kombëtares së Suedisë.

(Kosova Sot Online )