Mbrojtësi i Juventusit infektohet me COVID-19

  • S.A /
  • 31 March 2021 - 09:55
Mbrojtësi i Juventusit infektohet me COVID-19

Mbrojtësi i Juventusit, Merih Demiral, është infektuar me COVID-19 gjatë grumbullimit me ekipin e vet kombëtar, Turqinë. Ai i ishte bashkuar ekipit kombëtar, megjithëse kishte qenë i lënduar dhe mediat italiane raportojnë se ai ka dalë pozitiv në testin për koronavirus javën e kaluar. Gazeta torineze Tuttosport raporton se Demiral mund të kthehet në Torino përmes një fluturimi mjekësor, ngjashëm siç kishte bërë Cristiano Ronaldo në tetor, kur ishte kthyer nga Portugalia i infektuar me koronavirus. 

La Gazzetta dello Sport konfirmon se Demiral ka dalë pozitiv në testin për koronavirus, por shton se Juventusi ka refuzuar të komentojë nëse lojtari i tij është me ekipin kombëtar. Demiral pritet ta kalojë kohën në karantinë në hotelin e klubit J Hotel. Juventusi do të përballet me Torinon në derbin e qytetit këtë të shtune.

(Kosova Sot Online )