Mediat serbe reagojnë pasi zyrtari i FFK’së detyroi gazetarin spanjoll të thotë “Kosova”

  • S.A /
  • 31 March 2021 - 10:05
Mediat serbe reagojnë pasi zyrtari i FFK’së detyroi gazetarin spanjoll të thotë “Kosova”

Menaxheri i Kombëtares së Kosovës në Futboll, Bajram Shala, dje ka zënë të gjitha faqet e mediave, pasi në konferencën për media para ndeshjes me Spanjën, ka detyruar gazetarin spanjoll të “AS”, që të përsërit disa herë emrin e Kosovës, meqë kjo gazetë në një tabelë të paraqitur ditë më parë, nuk e kishte shkruar fare emrin e Kosovës.

Një gjë e tillë ka nxitur edhe reagimin e mediave serbe, duke e quajtur një gjest të tillë si “skandal”.

“Ata e detyruan gazetarin spanjoll që të përmend emrin e Kosovës”, është një prej titujve të mediave serbe.

Raportimet e mediave serbe. 

Kosova sot në 20:45 do të përballet me Spanjën në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e Katarit 2022.

Reagime të mëdha ka pasur pasi Spanja në njoftimin zyrtar për ndeshjen, i është referuar Kosovës vetëm si “territor”.

blob:https://www.facebook.com/7039ed78-ef2f-42bf-892e-c490d36f3803

Image

(Kosova Sot Online )