Shqipëria përballet me San Marinon për herë të parë, i kërkon tri pikë të reja

  • S.A /
  • 31 March 2021 - 11:49
Shqipëria përballet me San Marinon për herë të parë, i kërkon tri pikë të reja

Shqipëria përballet me San Marinon për herë të parë, i kërkon tri pikë të reja

Për herë të parë në histori përfaqësuesja shqiptare do të zhvillojë një ndeshje zyrtare ndaj San Marinos. Nuk është përballja më epike e mundshme, por është gjithsesi një takim i veçantë.

Kuqezinjtë do të kenë si kundërshtar përfaqësuesen e venidt të fundit në rendijten e FIFA-s dhe do të zbresin në fushë në një stadium të vogël me kapacitet prej 6600 spektatorësh në shtetin e  vogël prej 33.600 banorësh.

Pas humbjes ndaj Anglisë kjo është mundësia më e mirë për shqiponjat kuqezi për t’u rikthyer tek fitorja duke e mbyllur këtë fazë të parë kualfikues me 6 pikë. Me gjithë respektin, kundërshtari është modest, është në nivel amator, teksa klubi më i njohur që luajnë lojtarët e kësaj përfaqësuese është Cesena në Serinë C italiane, aty ku bëjnë pjesë portieri Benedettini dhe sulmuesi Nanni.

San Marino nuk ka fituar asnjëherë në kualfikueset e një Botërori, megjithatë vjen nga dy barazime në 5 ndeshjet e fundit, kundër Lichtensteinit dhe Gjibraltarit.

Kjo është hera e 3-të që Shqipëria do të përballet me San Marinon, dy takimet e shkuara kanë qënë miqësore dhe janë mbyllur me fitore analoge 3-0 për kombëtaren tonë.

Në dy ndeshjet e para të kësaj fushate ekliminatore San Marino është mposhtur 5-0 nga Anglia dhe 0-3 nga Hungaria, në futboll nuk ka asgjë të sigurt, por duket se do të jetë pak më shumë se një shëtitje për kuqezinjtë që duhet me patjetër të marrin tri pikët në San Marino, çdo rezultat tjetër do të ishte një ” harakiri” i paprecedentë.

(Kosova Sot Online )