Në bisedime me Serbinë, të nxirret fatura e plotë e krimeve dhe dëmeve të luftës!

Në bisedime me Serbinë, të nxirret fatura e plotë e krimeve dhe dëmeve të luftës!

Hajrullah Tërnava

  • 31 March 2021 - 07:48

Shkruan: Analist - Hajrullah Tërnava

Qeveria Kurti duhet te qëndroj stoike për të gjitha çështjet që bëhen rreth Kosovës, dhe t’ia argumenton faktin Serbisë se ajo ishte agresore ndaj shtetit të Kosovës, dhe se nga tërë lufta që është zhvilluar në Kosovë, e jo në Serbi, janë detyrua rreth 800,000 banor të largohen, të dëbuar nga Kosova, kurse shtëpive të tyre iu kanë vënë flaken, që ajo popullatë të mos kthehej më në Kosovë, dhe me këtë kanë shkaktuar dëme materiale të pa parapara, vrasje makabre ndaj popullit shqiptar. Tani kjo qeveri duhet ta kushtëzon Serbinë për kompensimin e dëmeve, për ti pranuar të gjitha krimet dhe të kërkon falje për gjenocidin që ia kanë shkaktuar Kosovës si kusht për bisedimet e ardhshme.

Në situatën në të cilën gjendet kreu i Serbisë, me politikat e tij, e kur para një viti në pushtet ishte Trump por edhe njerëz të politikës tonë shqiptare, si Hashim Thaçi që tani gjendet në Hagë, dhe Vuçiqi, ata e përgatitën terrenin që t’ia arrijnë Serbia ta merr pjesën veriore me disa komuna, dhe për këtë u bind se tani është punë e kryer, që për këtë edhe e patën dhënë pëlqimin disa politikan të shtetit tonë e sidomos Hashim Thaçi por edhe Edi Rama kryeministri i Shqipërisë. Ehe politika e Amerikës në krye me Trump i shkonte përshtati për atë kohe, por ndodhi që mbas zgjedhjeve në Amerike fitoj partia Demokratike në krye me z.Bajden, një mik i madh i shqiptare që nga ditët e hershme të viteve 90-ta, dhe me këto ndodhi, filloj të ndryshoj gjithçka në favorin tonë, por edhe Gjykata Special në Hagë e filloi punën e saj.

Për këtë arsye Hashimi pranonte me nxitim për të ja nënshkrua pjesët veriore Serbisë, që mos të jetë i akuzuar në Hagë, por të parin që e ftuan në Speciale ishte vetë Hashim Thaçi, i cili duhet të përgjigjet për krime të kryera gjatë dhe të pas luftës ndaj popullit shqiptar të vrarë gjatë dhe pas luftës, dhe me këtë ndryshoj në tersi politika ndërkombëtare që ishte e furishme në disfavor të shqiptarëve, në ato kohëra të Trumpit. Ndërkohë në Kosovë ndodhën zgjedhjet e 14 marsit 21 dhe elektorati si kurrë më parë i zhgënjyer në ata qeverisjen kriminale që nga paslufta e deri me tani, dhe manipulimet gjatë bisedimeve me Serbinë, me shumicë absolute ia dhanë votën LVV-së me Listën Vjosa Osmani.

Tani në këtë situatë në të cilën gjendet Vuçiq në Serbi, e kur në krye të shtetit të Kosovës më nuk qëndron ai i cili ishte i miqësuar me të por gjendet në Hagë, dhe në krye të shtetit të Kosovës është Albin Kurti, ai e di fare mirë që nuk mundë të bëjë pazare me të. Duke e njohur mirë Kryeministrin Kurtin dhe pikëpamjet e tija për pavarësinë e Kosovës, Vuçiqi i cili edhe në kohën e Millosheviqit ka qenë në qeverinë e tij, është kapluar nga paniku dhe tani sillet në këtë mënyrë të ashpër kundër Kosovës. Vuçiq, ka deklaruar se ndjehet krenar që po vazhdon papengueshëm nga askush ta “de legjitimon” shtetësinë e Kosovës, madje edhe përkundër kritikave që janë bërë në parlamentin e Evropian dhe shqetësimin e shprehur në raportim, në lidhje me fushatat me qëllim të delegjitimimit të shtetësisë së Kosovës që po e bënë Serbia. Vuçiq madje ka ironizuar edhe me BE-në duke theksuar se ata bëjnë thirrje për bashkëpunim aktiv rajonal, që është raporti i PE për Kosovën, ky sikur është shteti për ta! “Vetëm kur të na flasin për moralin e atyre njerëzve, për të na treguar se çfarë po kërkojnë ata njerëz nga Serbia.

Ata shkruajnë se ka shqetësime në lidhje me fushatat për të delegjitimuar shtetësinë e Kosovës. Kurse Vuçiq thotë se është krenar që de legjitimon, sipas tijë, çdo dite e pandalshëm shtetësinë e Kosovës, dhe do të vazhdon ta bëj këtë gjithnjë. Prandaj marr në tërësi sjelljet e Vuçiqit, dhe provokimet tjera që vijnë nga Serbia, duhet detyruar qeverinë e Kosovës që përfundimisht ta ndërron kursin e dialogut me këtë shtet me mentalitet gjenocidal, të nxjerr në tavolinë për kushtëzim të vazhdimit të mëtejme të bisedimeve tërë dosjen krimeve makabre të vrasjeve në masë, të flakë vënieve piromane dhe plaçkitjeve që shteti serb ia ka bërë popullit dhe ekonomive të tyre në Republikën e Kosovës.

Kosova tani më është në epërsi në raport me Serbinë sepse në favorin tonë është Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në të cilën është ankuar vetë Serbia, por ajo e ka konfirmuar të drejtën e pavarësisë. Edhe politika ndërkombëtare tani është në favorin tonë, e sidomos miku i madhe i yni që tani është Kryetar i Amerikës Xhoe Baiden, dhe pa vendimin e këtij shteti që llogaritet mbreti i botës, nuk mund të vendoset asnjë vendim i rëndësishëm ndërkombëtar e sidomos lufta që është bërë në Kosovë në vitin 1999, që është vendos nga OKB që në baza humanitare të intervenohet për tu ndal ai xhenocid ndaj popullit shqiptar, dhe me nënshkrimin e marrëveshjes së Kumanovës edhe merr fund kapitullimi i Serbisë nga Kosova.

Prandaj faktori ndërkombëtar, të mëdhenjtë e botës në këtë rast Amerika nëse e sheh të papërshtatshëm Vuçiqin në bisedime të mëtutjeshme, ajo e “ka apo e gjen çelësin” dhe në zgjedhjet e radhës në krye të shtetit të Serbisë e sjell ndonjë tjetër Kryetar demokrat serb i cili do ta vendos paqen dhe pajtimin mes këtyre dy shteteve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".