Ndryshime të papritura te Spanja para ndeshjes me Kosovën

  • S.A /
  • 31 March 2021 - 16:47
Ndryshime të papritura te Spanja para ndeshjes me Kosovën

Gerard Moreno është kthyer, do të largohet Bryan Gil.

Sipas ‘El Chiringuito de Jugones’, trajneri i Spanjës, Luis Enrique, ka rikuperuar Gerard Morenon për ndeshjen me Kosovën të Mërkurën.

Një dëmtim e ka penguar Morenon të luajë kundër Greqisë dhe Gjeorgjisë, por do të jetë i gatshëm për sfidën e sotme, kundër Kosovës.

Kështu, ‘El Chiringuito de Jugones’ raporton se lojtari që do të lërë vendin për Morenon do të jetë, Bryan Gil.

Ai luajti në fitoren kundër Gjeorgjisë e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botë ‘Katar 2022’.

Pas realizimit të ëndrrës dhe debutimit me Spanjën, Gil nuk do të thirret për sfidën e tretë me Kosovën.

(Kosova Sot Online )