Milani me pesë mungesa kundër Sampdorias?

  • S.A /
  • 02 April 2021 - 12:14
Milani me pesë mungesa kundër Sampdorias?

Kriza e lëndimeve te Milani vazhdon. Në sfidën me Sampdorian, pritet të mungojnë pesë lojtar.

PSG-së i ngutet për zgjatjen e kontratës së Mbappes. Mario Mandzukic, Alessio Romagnoli dhe Davide Calabria tashmë janë jashtë për atë ndeshje, sipas “Gazzetta dello Sport”.

Rafael Leao pritet të mungojë në këtë sfidë për shkak të problemeve muskulore. Brahim Diaz ka probleme fizike dhe ai do të vlerësohet gjatë ditës së premte për të parë nëse mund të luajë të shtunën në sfidën që starton nga ora 12:30.

Lajmi i mirë është rikthimi Ante Rebic, ai është rikuperua nga lëndimi derisa suspendimi prej dy ndeshjeve ishte reduktuar në një dhe tani është i lirë për të luajtur sërish.

Me të në sulm pritet të startojë Zlatan Ibrahimovic, i gatshëm 100% për lojë. 

(Kosova Sot Online )