PSG-së i ngutet për zgjatjen e kontratës së Mbappes

  • S.A /
  • 02 April 2021 - 12:18
PSG-së i ngutet për zgjatjen e kontratës së Mbappes

Gjiganti francez po i shikon të gjitha mundësitë për ta “bllokuar” sulmuesin e rrezikshëm, i cili pëlqehet nga klubet e mëdha evropiane. Paris Saint-Germaini gjendet në një situatë delikate kur bëhet fjalë për të ardhmen e Kylian Mbappes. 

Gjiganti francez është i vendosur për ta mbajtur sulmuesin e rrezikshëm në “Parkun e Princave”. Kampioni aktual i Ligue 1 shpreson që ta bindë sa më shpejtë përfaqësuesin francez që ta vazhdojë kontratën. Kjo pasi PSG-ja frikësohet se ish-futbollistin e Marseillet mund t’ia marrë ndonjë klub i madh evropian. Real Madridi i prin garës së skuadrave që duan ta bëjnë të vetin 22 vjeçarin. 

(Kosova Sot Online  )