Duele “të nxehta” në Superligë

  • S.A /
  • 02 April 2021 - 15:11
Duele “të nxehta” në Superligë

 

Golden Eagle Ylli – Peja do të jetë përballja kryesore e xhiros së 27-të të FIVE STAR Superligës së Kosovës në basketboll. Xhiroja e 27-të të FIVE STAR Superligës së basketbollit do të sjellë ndeshje mjaft interesante.  Pa dyshim, dueli kryesor i fundjavës do të jetë ai në mes të Golden Eagle Yllit me Pejën. Therandasit aktualisht e zënë vendin e tretë në tabelë, kurse pejanët janë të katërtit. Me një fitore eventuale, Ylli do ta përforconte pozitën aktuale, ndërsa “Verdhezinjtë” do të mbeteshin prapa.

Ponte Prizreni do të luajë me rivalin lokal, Bashkimi.  Lideri i ligës shihet si favorit dhe me një fitore eventuale do ta ruante primatin. Kurse, Bashkimit i duhet fitorja pasi ende shpreson në pozitën e katërt në tabelë. Ndërkohë, Rahoveci e viziton Trepçën dhe atë e pret një sfidë mjaft e vështirë në Mitrovicë. “Vreshtarët” nuk guxojnë të gabojnë nëse duan ta ndjekin vendin e parë. Kurse, “Xehetarët” kanë ditur të tregohen të papërshtatshëm kohë pas kohe. Kjo xhiro do t’i vë përballë edhe dy skuadrat e fundit në tabelë, Vëllaznimin kundër Sigal Prishtinës. 

(Kosova Sot Online )