Lexoni edhe:
Qytetarët me peticion për shkarkimin e Ardian Kastratit nga stafi akademik i UP-së
Milani dhe Zlatan Ibrahimovic do ta vijojnë bashkëpunimin edhe për një vit tjetër, pasi raportohet se kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës deri në qershor të vitit 2022. Mediat italiane raportojnë se përfaqësuesi i Suedisë ka rënë në ujdi me kuqezinjtë pas një jave bisedimesh. Tani kanë mbetur vetëm hollësitë e fundit për ripërtëritjen e marrëveshjes, që kanë të bëjnë me bonuset dhe synimet individuale të sulmuesit.
Qytetarët me peticion për shkarkimin e Ardian Kastratit nga stafi akademik i UP-së Lexoni edhe:
Marrëveshja do të bëhet publike nga klubi shumë shpejt, sipas mediave italiane. 39-vjeçari i ka shënuar 15 gola në 16 ndeshje në Serie A deri tani këtë sezon. Ai u kthye në Kombëtaren e Suedisë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2020 muajin e kaluar dhe u paraqit kundër Kosovës në Prishtinë.
(Kosova Sot Online )