Simeone e pranon se Atletico po luan dobët, thotë se gara për titull është bërë e vështirë

  • S.A /
  • 05 April 2021 - 14:06
Simeone e pranon se Atletico po luan dobët, thotë se gara për titull është bërë e vështirë

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, e ka pranuar se skuadra e tij po kalon nëpër formë të dobët në javët e fundit, pas humbjes 1:0 kundër Sevillës të dielën, por i ka bërë thirrje lojtarëve të vet ta rrisin intensitetin. Marcos Acuna e shënoi atë që ishte goli i vetëm dhe i fitores për Sevillën në një ndeshje tejet energjike në Ramon Sanchez Pizjuan, ku Atletico e bëri një tjetër hap negativ në luftë për titull, që ia mundëson Barcelonës t’i afrohet në vetëm një pikë të hënën në mbrëmje.

Skuadra e Diego Simeones vijon të jetë lidere me 66 pikë pas 29 ndeshjeve, por tani tri më pak se Real Madridi në vendin e dytë dhe katër më pak se Barcelona në vendin e tretë. Por Barcelona do t’i afrohet në vetëm një pikë Atleticos, nëse fiton ndaj Real Valladolidit sonte në mbrëmje në duelin e fundit të kësaj jave. “Jam i sigurt se e di rrugën dhe nuk frikësohem nga asgjë. Kjo nuk po ndodh për shkak se jemi nervozë”, tha Simeone. Ai shtoi: “NE duhet të vazhdojmë të punojmë dhe ta rrisim intensitetin. Duhet ta pranojmë se jemi në formë të dobët. Por liga spanjolle është e vështirë deri në fund në cdo garë për titull”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online )