Reagon menaxheri i Haaland, Raiola: Lajmet e rreme udhëtojnë shpejt dhe larg

  • S.A /
  • 05 April 2021 - 14:13
Reagon menaxheri i Haaland, Raiola: Lajmet e rreme udhëtojnë shpejt dhe larg

Menaxheri Mino Raiola i ka hedhur poshtë thashethemet se i ka kërkuar 40 milionë euro komision për marrëveshjet e mundshme me Real Madridin dhe Barcelonën për Erling Haaland. Për sulmuesin e Borussia Dortmundit përflitet se mund t’i bashkohet njërit prej gjigantëve spanjoll dhe mediat spanjolle raportuan se Raiola e kishte kërkuar një shumë të lartë parash për të ndihmuar në arritjen e marrëveshjes.

Haaland ka marrëveshje me Dortmundin deri në qershor të vitit 2024 dhe 20-vjeçari ka klauzolë lirimi në ujdinë me klubin gjerman. Raiola i ka cilësuar si lajme të rreme raportimet e mediave spanjolle se ai i kishte kërkuar 40 milionë euro për ta bërë të mundshme marrëveshjen për Haalandin këtë verë. “Lajmet e rreme udhëtojnë shpejt dhe larg”, shkroi Raiola në Twitter si përgjigje ndaj lajmeve ku përmendet emri i tij.

(Kosova Sot Online )