Alioski flet për suksesin e Maqedonisë: Duam ta mposhtim sërish Gjermaninë

  • S.A /
  • 05 April 2021 - 14:37
Alioski flet për suksesin e Maqedonisë: Duam ta mposhtim sërish Gjermaninë

Futbollisti me origjinë shqiptare foli për suksesin historik ndaj Gjermanisë dhe paraqitjet në kampionatin anglez, ku ka për trajner një “të çmendur” si Marselo Bielsa. Anësori i Leeds United dhe përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski, ishte një nga të ftuarit e emisionit “Zona Gol” mbrëmjen e të dielës në ekranin e Supersport. Na fol pak për atë fitore historike të Maqedonisë së Veriut ndaj Gjermaninë. Shkuam me shumë dëshirë, sepse e dinim që nuk kishim gjë për të humbur dhe ishte mundësia të tregonim cilësinë tonë. Luajtëm shumë mirë taktikisht dhe është një fitore që do mbahet mend gjatë. Asnjë përfaqësuese ballkanike nuk ka fituar në Gjermani. Skuadrën 4 herë kampione të botës vjen Maqedonia e vogël dhe e mposht. Duhet ta shijojmë dhe besoj se do mbahet mend gjithmonë, por për të shkuar në botëror na duhet ta mposhtim sërish Gjermaninë në shtëpinë tonë.

Cili është çelësi i suksesit të Maqedonisë së Veriut? Kemi individualitete me shumë cilësi, kemi shumë talente. 11-shja titullare përgjithësisht luan jashtë Maqedonisë dhe kjo besoj na ka ndihmuar edhe me shumë. Organizimi ka qenë jashtëzakonisht i mirë, fillon nga sistemi i moshave e deri tek kombëtarja A. Ka nisur gjithçka nga presidenti Sejdini, më pas trajneri, lojtarët. Kemi shumë vetëbesim, pasi kemi 5-6 vite së bashku dhe nuk jemi thjesht kolegë, jemi vërtetë miq me njëri tjetrin, kemi një grup të bashkuar. Keni filluar të mendoni për Kampionatin Europian? Është ende herët për ta ndjerë aromën e Europianit, por mendoj se kur të vijë momenti do të kemi shumë emocione, të gjithë, madje edhe Pandev që ka fituar Champiosn Leaguen. Do të jetë një ndjenjë e papërjetuar më parë, por do shkojmë me shumë dëshirë sepse kjo është pjesëmarrja e parë dhe nuk i dihet kur mund të jetë pjesëmarrja e radhës në Europian për Maqedoninë e Veriut. Duhet ta shijojmë.

Si po shkon eksperienca me Leeds United në Premier League?

E them me siguri qe Bielsa më ka bërë një lojtar shumë më të fortë. Më ka përmirësuar jo vetëm në fushë, por edhe nga ana psikologjike, sepse falë tij jam rritur shumë. Në skuadër nuk kemi një yll me emër të madh, por jemi një ekip që punojmë shumë, kemi disa vite së bashku dhe funksionojmë si grup. Nëse ky do të ishte viti ynë i dytë në Premier me Bielsën në stol, ndoshta do luftonim për një vend në Champions.

Si është të punosh me Bielsën?

Bielsa është një njeri shumë i veçantë. Nuk ka deshirë te ketë kontakte me lojtarët, por është një trajner që të motivon shumë, çdo ditë në stërvitje mëson diçka të re nga ai. Është një njeri që kontrollon gjithçka, nga ushqimi e deri tek ushtrimi i fundit në stërvitje. Është rigoroz dhe sa për shembull, nëse unë nuk bëj 12 km në ndeshje, kam probleme me të. Kur flet me Bielsën nuk është “loco”, ashtu si e ka pseudonimin, por fiksimi që ka për punën edhe për gjërat e vogla e bën të jetë unik, nuk ka të dytë. Është trajner fjalë-pak e punë-shumë. Interesi për gjuhët e ndryshme.

Flas 7 gjuhë sepse jam rritur në Zvicër, aty kam mësuar gjermanisht, italisht dhe anglisht. Spanjishten e kam mësuar këtu në Angli, ndërsa gjuhën maqedonase në kombëtare. Megjithatë në shtëpi flasim gjithmonë shqip.

(Kosova Sot Online )