Tërbimi i Messit: Gjyqtari dëshiron të më ndëshkoj, e pabesueshme

  • S.A /
  • 06 April 2021 - 10:04
Tërbimi i Messit: Gjyqtari dëshiron të më ndëshkoj, e pabesueshme

Lionel Messi u pa i mllefosur pas përfundimit të pjesës së parë në fitoren e Barcelonës 1:0 kundër Real Valladolidit, duke e akuzuar gjyqtarin se po përpiqej të gjente mënyra për ta ndëshkuar me karton të verdhë.

Messi ishte shumë i kujdesshëm në një ndeshje shumë të vështirë të hënën në Camp Nou, pasi një karton i verdhë i mundshëm do të nënkuptonte pezullim për të për El Classico. Messi është ndëshkuar katër herë me karton të verdhë deri tani këtë sezon dhe i pesti do ta linte jashtë takimit të Barcelonës kundër Real Madridit të shtunën. Kapiteni i katalonasve nuk ishte aspak i kënaqur me referimin e Santiago Jaime Latre, pasi u pa duke u ankuar ndaj tij pas pjesës së parë.

“Gjyqtari dëshiron të më jap karton të verdhë, e pabesueshme”, Messi u dëgjua duke iu ankuar delegatit të Barçës Carles Naval. Barcelona e fitoi ndeshjen 1:0 falë një goli të vonshëm të Ousmane Dembeles dhe Messi i shpëtoi ndëshkimit.

(Kosova Sot Online )