Dyshja kosovare do ta sfidojë rekordin “Guinness” të enjten në Prishtinë

  • S.A /
  • 06 April 2021 - 13:06
Dyshja kosovare do ta sfidojë rekordin “Guinness” të enjten në Prishtinë

Ata do të provojnë të futen në librat e rekordeve botërore në disiplinën “Zhonglimi i topit të futbollit në çifte”. Sportistët Agim Agushi dhe Bujar Ajeti do të tentojnë ta sfidojnë rekordin e “Guinness” këtë të enjte. Në fakt, rekordmeni Agushi me partnerin e tij do të provojnë të futen në librat e rekordeve botërore në disiplinën “Zhonglimi i topit të futbollit në çifte”. 

Kjo tentativë vjen pas rekordit momental të Guinness në kohë prej 32 minuta e 11 sekonda, i cili u arrit më 7 mars të vitit 2020, po ashtu nga Agim Agushi, derisa në çift ishte bashkë me Leotrim Agushin. Agim Agushi, i cili tashmë është i njohur për rekordet e tij në Guinness në disiplina të ndryshme. Ai, së bashku me Ajetin do ta bëjnë tentimin e tyre në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, e cila i ka mbështetur në këtë rast. 

(Kosova Sot Online )