Vjosa Osmani për ekipin e xhudos: Arritën aty ku nuk arriti as politika as diplomacia

  • S.A /
  • 06 April 2021 - 15:17
Vjosa Osmani për ekipin e xhudos: Arritën aty ku nuk arriti as politika as diplomacia

Vjosa Osmani sot zyrtarisht ka marrë detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës, pasi u zgjodh në këtë pozitë të dielën.

Të ftuarit e parë të saj në presidencë ishin ekipi i xhudos i përbërë nga kryetari i Federatës së Xhudos, Agron Kuka, trajneri Driton Kuka si dhe xhudistet Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Loriana Kuka.

Osmani tha se këta ishin të ftuarit e parë në Presidencë sepse ishin ato e ata që e lartësuan flamurin e Kosovës aty ku nuk arrinte dot as politika as diplomacia.

Postimi i saj i plotë:

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP?__cft__[0]=AZXgWCkcv0Tm4NvT2FU_wq0A6jO1dRn4N1eIGjeDOagGuVy5FjVYh8mj6_btdsebrTV5yT6C29UDi6mp0A6VDlKrFb7jYj--gOGJQAGtrSPjBBgct6Gcm_fbCTi8e8t_ZMOY2HY35lYJBqn1gDulU6Hc&__tn__=-UC%2CP-R

(Kosova Sot Online )