Trajneri i Lazios infektohet me koronavirus

  • S.A /
  • 08 April 2021 - 09:02
Trajneri i Lazios infektohet me koronavirus

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi ka rezultuar pozitiv për COVID-19, konfirmoi gruaja e teknikut. Klubi lëshoi ënjë deklaratë duke bërë të qartë se një anëtar i stafit doli pozitiv për COVID-19 pas një testi privat, të marrë nga disa anëtarë të familjes së tij. Ramos: Real Madrid do të kishte fituar më shumë tituj nëse nuk do të ishte Messi.

Gruaja e Inzaghi, Gaia Lucariello, më pas konfirmoi përmes Instagramit se e gjithë familja rezultoi pozitiv për koronavirus.

“Përshëndetje për të gjithë. Ne donim t’ju bënim me dije se fatkeqësisht e gjithë familja jonë doli pozitive për Coronavirus pas një testi të marrë në shtëpi. Ndihemi mirë dhe jemi në izolim, sipas protokollit! Përqafime!” – shkroi ajo.

(Kosova Sot Online )